Teuta zyrtarizoi largimin e Rubin Hebaj pak më parë. Sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon klubin durrsak.
“Nga sot nuk do jem më pjesë e KF Teuta. Falenderoj Klubin, stafin, shokët e ekipit dhe tifozët për gjithë kohën që kaluam. I uroj suksese në të ardhmen” – shkruan ai.
Me interes të madh pritet të mësohet se ku do transferohet 22 vjeçari i lindur në Shkodër. Po flitet per nje aventure te re te tij jashte vendit megjithate ende nuk ka asgje konkrete.
Hebaj ka zhvilluar 11 paraqitje këët sezon me “djemtë e detit”, ku ka shënuar një gol. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, mbetemi në kuotën e një paraqitjeje.