Sulmuesi i Partizanit Rubin Hebaj nuk garanton nëse do të vazhdojë të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e të kuqve.

Futbollisti shkodran,i cili erdhi me bujë nga Domzale në verën e 2018 ka hasur në vështirësi te 15-herë kampionët e Shqipërisë dhe nuk ka arritur të garantojë vendin e titullarit.

Në një pyetje në llogarinë e tij në “Instagram” në lidhje me të ardhmen e tij, 20-vjeçari nuk ishte i vendosur nëse do të vazhdonte aventurën me Partizanin.

Në 20 paraqitje në kampionat këtë sezon, Hebaj ka realizuar 4 herë ( 2 dopieta ndaj Tiranës dhe Flamurtarit). Por, fati i tij do të mësohet pas përfundimit të sezonit./newsport/