Dita e sotme ka qenë pushim për ekipin e Vllaznisë por në fakt, tek ai ka patur disa zhvillime interesante. Nuk bëhet fjalë për emërimin e trajnerit të ri, çështje kjo e mbetur pezull por për diçka tjetër.

Dy prej pjestarëve të Vllaznisë, pikërisht administratori Suad Lici dhe mbrojtësi Antonio Marku, pikërisht sot kanë patur ditëlindjet.

Ato i kanë festuar bashkë me njerëzit e tyre të afërt, ndërkohë që “qerasjet” për ekipin do t’i bëjnë gati për ditën e nesërme kur të fillojë stërvitja.

Administratori Lici ka festuar sot 45 vjetorin e lindjes ndërkohë që mbrojtësi Marku ka mbushur 27 vjeç. Edhe vetë klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare, u ka uruar ditëlindjen atyre.
© shkodrasport.com