Ish-futbollisti i njohur i kombëtares kuqezi, Rudi Vata ka folur për mikrofonat e “RTSH Sport” para takimit mes Shqipërisë dhe Skocisë, ku ka pranuar se kjo është një sfidë shumë e veçantë për të. Mes të tjerash, Vata tha:

Çfarë do të bëja për të luajtur sërish për kombëtaren? Do të jepja 20 vite nga jeta ime. Sot kam një emocion special, pasi ndeshja luhet në Shkodër. Por edhe për të kaluarën time, pasi edhe skocezët i kam miq. Sido që të shkojë ndeshja, unë do të isha i lumtur, por si shqiptar që jam, shpresoj të fitojë Shqipëria”,- përfundoi Vata.

Ish- kapiteni i kombetares shqiptare ka qene protagonist ne media ditet e fundit si ne Shqiperi po ashtu edhe ne Skoci, atje ku jeton. Ai eshte nje figure shume e njohur ne kete vend ngaqe ka luajtur me sukses per Selltikun dhe kuptohet qe gazetaret kane dashur te mesojne me shume prej tij per kete perballje.

Nderkohe ne Shqiperi eshte shprehur kritik per menyren si po punohet tek kombetarja duke parandjere ndoshta kete krize aktuale qe eshte duke kaluar ajo me rezultate.