Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Elvin Beqiri është shprehur se kombëtarja ka pasur shumë ndryshime dhe ky është një nga faktorët që ndikon në rezultate. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se pika më e dobët ka qenë mbrojtja.

“Me ardhjen e Panuçit ka pasur ndryshime në rreshtim dhe lojtarë. Jemi mundura të bëjmë mirë në ndeshjet e zhvilluara, por nuk është marrë maksimumi. Shpresoj të marrim maksimumin sonte dhe të qëndrojmë në presionin që ishim.

Hysaj është një lider i kombëtares, pasi luan me një nga skuadrat më të mira në Europë. Shpresojmë mos të ndihet mungesa dhe ta zëvendësojnë mirë në fushë. Ai mbetet një nga më të rëndësishmit të skuadrës sonë.

Mund të them se Kombëtarja ka pasur ndryshime me futbollistë që janë ndërruar dhe nuk kanë pasur stabilitetin e duhur. Arsyet e tjera nuk mund t’i them sepse edhe trajneri ka pasur vështirësi për të vendosur se kush luan dhe lojtarët e duhur.

Ato që kemi pasur pika problem, siç është mbrojtja, shpresojmë mos ta kemi sot. Ndoshta edhe sulmi, por me De Biazin kemi qenë shumë të mirë në mbrojtje. Nuk duhen fajësuar mbrojtësit, pasi në mbrojtje duhet luajtur në grup dhe jo vetëm 3-4. Fajësohen të gjithë si ekip”, u shpreh Beqiri.

Keto kane qene deklaratat para ndeshjes te ish-mbrojtesit kuqeblu dhe 45 minutat e para ne fakt vertetuan fjalet e tij.