Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, nuk i kurseu elozhet për djemtë e Kombëtares, pas triumfit 4-2 ndaj Islandës. Ndryshe nga komentete ne lidhje me paraaitjen e tyre ndaj Frances, kete here I pranishëm në studion e emisonit “Ëndërr Kuq e Zi”, Vata u shpreh:

“Më vjen mirë që djemtë reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme! Trajneri Reja kishte bërë mirë detyrat e shtëpisë. Zgjodhi një 11-eshe perfekte.

Këto djem treguan që kjo Kombëtare nuk ka mbaruar dhe mund të ngrihet. Tregoi karakteristikat e shqiptarëve, luftën, sakrificën. Nuk mbaj mend në historië, që të shënojnë 2 mbrojtës. Mbrojtje e sigurtë, mesfushë e organizuar. Dermaku absolut, Memushaj në top formë. Bare i jashtëzakonshëm. Manaj me plot energji”, Rudi Vata.