Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë dhuratë nga Skocia një zjarrfikëse e cila do t’i shtohet automjeteve që PMNZSH ka në dispozicion.

Zjarrfikësja është mundësuar nga ish-futbollisti i njohur i njohur i kombëtares shqiptare Rudi Vata, i cili siç dihet kohe me pare eshte shpallur edhe “Qytetar Nderi” i kesaj Bashkie.

Krahas automjetit që shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ekipit të zjarrfikëses në Malësinë e Madhe do t’i dhurohet edhe e gjithë baza materiale e nevojshme.

Rudi Vata ne kete menyre ka treguar edhe njehere tjeter se mbetet i lidhur me Shqiperine dhe nje gjest i tille e tregon me se miri kete gje.