Shqipëria humbi dje 0-2 me Anglinë për kualifikueset e Botërorit. Ish-kapiteni kuqezi, Rudi Vata në Syri TV ka analizuar situatën dhe lojën, duke “shigjetuar” trajnerin Edy Reja. Për Vatën, koha e italianit në krye të pankinës ka përfunduar, teksa ai duhet të rishohë pozicionin pas lojës në fushën e blertë.

“Ne jemi një komb i vogël që normalisht po arrijmë të integrohemi ne Europë. Kur luan me një kombëtare si Anglia, diferencat janë tepër të mëdha, jam i sigurt që Shqipëria me këtë parqitje që ka bërë sot ka bërë më të mirën.

Kjo është Shqipëria jonë e vogël në futboll se sot ishte si një ndeshje e një boksieri të peshave të rënda me një të peshave të lehta. Edhe boksieri i peshave të lehta ka mundësi të godasë ndonjëherë, por në fund fiton boksieri i peshave të rënda.

Nuk mundemi ende të vazhdojmë me Rejan trajner 70 e kusur vjeç, sa nuk I ka idetë moderne të futbollit. Anglia beson te Sauthgate që luan me topin nga mbrapa, jo me pasime të gjata e sulmet nga krahët. Anglia meqë ka pasur eksperiencë më trajnerë të mëdhenj në kampionat ka ndryshuar. Ka besuar te Sauthgate që ka ide moderne e janë futbollistë modernë.

Por Reja është shkolla e vjetër e  futbollit italian, i fiksuar pas një një grupi lojtarësh. Plus ka bërë gabime, edhe seleksionimi nuk e di a ka kriter, si ka mundësi të marrin lojtarë i fusin 3-4 ndeshje, pastaj e humbet? Ishte një djalë në Suedi e morëm e aktivizuam e pastaj që nga ndeshja me Skocinë u zhduk.

Morën Seferin e futën, e fituam, tani përfundon në kampionatin shqiptar, kush i seleksionon këto? Çfarë kriteri, kush është ky drejtori teknik, trajneri, këta që bëjnë skautim, ndaj kemi problem se ka nepotizëm në ekipin kombëtar.

Mendoj se skuadra ka rënë në pikën më të ulët që mund të jetë me këto lojtarë në dispozicion. Të kesh lojarë e nuk arrin të luash ndaj një inferior. Si ka mundësi që Andorra na vuri në vështirësi në dyluftime, nuk dominuam, nuk krijuam raste ndaj një kundërshtari të dobët. Kjo më bën të dyshoj që trajneri ka shumë problem. Nëse vjen momenti që Reja të rrijë se do të rrijë trajner, atëherë na harxhon kohën, në bën të kuptojmë se jemi të vegjël e nuk mund të rritemi.

Me njerëzit atje në FSHF ka të drejtë të jetë dominant, se i pason topin alla italiançe. Por ne që kemi kuptuar si funksionon futbolli modern nuk mund të na gënjejë. Do isha i lumtur që Reja të largohet sa më shpejt nga Kombëtarja se nuk ka idetë moderne dhe konceptin e përshtatshëm e na harxhon kohën me histori e përralla”, thotë Rudi Vata./newsport/