Vllaznia ka mesuar mesditen e sotme emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League” dhe ai eshte Universitatea e Krajoves.

Por nderkohe, duke shfrytezuar edhe pranine ne Nion te Zvicres ne momentin e hedhjes se shortit, dy drejtuesit e Vllaznise, presidenti Xhaferi dhe sekretari Dibra kane shfrytezuar rastin per te zhvilluar bisedime me perfaqesuesin e klubit rumun, z. Sabin Hera.

“Shkodra Sport” meson se gjatë takimit u diskutua në lidhje me çështjet logjistike. Përfaqësuesi i Klubit rumun u ka bere te ditur drejtuesve shkodrane se ata kanë një tifozeri të zjarrtë dhe menjëherë kanë filluar të bëjnë plane për organizimin e udhëtimit për të qënë të pranishëm në “Loro Boriçi” me daten 21 Korrik 2022.

Kjo padyshim qe eshte diçka e bukur sepse do ta ndeze atmosferen ne Shkoder ate dite, ashtu siç mund te ndodhe e kunderta nje jave me vone, ne ndeshjen qe do te luhet ne Krajova dhe ku mund te kete prani te tifozeve te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/