Ne Rumani nuk e mendojne kurrsesi nje deshtim te dyte rradhazi te Universitatea Craioves ndaj ekipeve shqiptare, kete here ndaj Vllaznise, ne ndeshjet qe do te luhen me 21 dhe 28 korrik.

Menjehere pasi eshte mesuar shorti, ka dhene nje prononcim per mediat presidenti i klubit rumun Sorin Cartu ku eshte shprehur se pret një kualifikim pa emocione përballë “modestestve” te Vllaznise.

““Ne jemi gati për këtë ballafaqim europiane. E pashë menjëherë se me cilin kundershtar do te ndeshemi në Ligën e Konferencës. Tani po kërkoj informacione për kundërshtarin, por është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri. Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, le të jemi serioz”, ka qenë mesazhi i presidentit Sorin Cârțu për lojtarët, përmes ProSport.

Po gjate ketij prononcimin per gazeten rumunu, presidenti Sorin Cârțu pretendon se lojtarët e drejtuar nga Laszlo Balint nuk kanë asnjë justifikim, pasi u tallen vitet e fundit nga shqiptarët e Lacit dhe gjeorgjianët e Lokomotiv Tbilisi.

Numri 1 i klubit rumun eshte munduar te jete shume i ashper ne media me lojtaret e tij duke thene ua bere te qarte se sivjet ndaj Vllaznise nuk mund te tallen siç bene vitin e kaluar.