Shqipëria do të luajë ditën e sotme ndaj Andorrës në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të presin më pas Anglinë në “Air Albania” e më pas do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me San Marinon. I ftuar në emisionin “Skaner”, ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata foli për këto 3 ndeshje të Kombëtares shqiptare.
“Normalisht duke u bazuar te performcat në Ligën e Kombeve jam pak skeptik, sepse nuk kishte performanca të mira pavarësisht se u rendit e para. Por këto kohë çdo gjë është e mundur, sepse nëse anglezët vijnë në Shqipëri e konsiderojnë të fituar ndeshjen.
Një kundërshtar si Shqipëria në letër është i thjeshtë. Ata kanë që në 1966 që s’kanë fituar asgjë. Në këtë ndeshje varet si është e organizuar dhe motivuar kombëtarja jonë.
Nesër është një detyrë shtëpie që duhet fituar me patjetër. Ne jemi më të mirë se Andorra, futbollistët I kemi të zotë për këtë ndeshje. Në këtë situatë që është sot futbolli skuadrat e vogla nëse janë të motivuara mund të rrisin reputacionin. Shqipëria ka lojtarë të mirë, por varet si është gjendja e tyre. A ka frymë grupi.
Trajneri Reja nuk më jep garanci, nuk më krijon kimi. Ai nuk fut në lojë lojtarë si Broja. Nuk më jep energji. Ne lozim me një sistem që Broja del jashtë dhe nuk jep më të mirën,”-u shpreh Vata./newsport/