Ditën e sotme në media është përfolur se Partizani ka firmosur me Ferhan Hasanin. Sulmuesi ka pasur një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama në një prej lokaleve në kryeqytet dhe mediat në Maqedoni e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij te të kuqtë.

Madje është zbuluar edhe se Hasani ka firmosur për një vit e gjysmë me Partizanin dhe do të bëhet një nga më të paguarit në Superligë. Lidhur me këto zëra ka folur edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Në një prononcim për “Zona Gola”, Rama foli për këtë trativ, por edhe për derbin, ndërsa kritikoi edhe Bathën.

Çështja Çinari? “Përgjigjësi mbajnë disa rregulla të vjetra të FIFA-s. Klubi i Istras fitoi nga një vakum ligjor dhe na paditi neve. Nuk e akuzoj lojtarin pasi Çinari kishte lajmin se mund të firmoste me këtë skuadër dhe u gënjye nga mungesa e eksperiencës dhe nga dëshira e madhe për të luajtur jashtë.

Kjo çështje u mbyll me një fund si në përralla pasi ai u rikthye dhe ne fituam në derbi pas golit të tij. Dëmshpërlim? “Kemi marrë lajmin e merkatos dhe nuk kemi pasur kohë për të parë këtë gjëra të tjera juridike. Është e vështirë të marrë lojtar cilësor në janar dhe këtë e dijnë të gjithë”.

Jeni i kënaqur me lojtarët që ngelën pjesë e Partizanit? “Pa doreza” fare them që dështimi I Partizanit sezonin e kaluar nuk ishte faji i lojtarëve. Faji ishte I stafit teknik dhe mos adaptimi I projektit. E vetmja gjë që më shqetësonte në fillim të sezonin ishte se kishim mungesa lojtarësh për të dubluar rolet.

Të gjitha mangësite reflektohen edhe në lojën e Dajës pasi lojtarët duhet të sakfrifikojnë shumë edhe në mbrojtje e për këtë arsye jemi skuadra që nuk kemi pasur shumë gola. Që me hapjen e merkatos do të mendojmë për shënimin e golave edhe pse jemi në vendin e dytë. Ferhan Hasani do të përmirësonte çdo skuadër dhe Partizanin gjithashtu”.

Çfarë note meriton Partizani? “Nuk mendoj se Vllaznia ka notën 10 por 8 dhe ne meritojmë notën 7. Kemi pasur ndeshje që kemi merituar notë më të lartë, por edhe notën 4 kur edhe mund të humbisnim ndeshjen.

“Dua të vë në dukje një deklaratë time që kam bërë në fund të kampionatin e kaluar. Kemi pasur dy ndeshje me Bylisin dhe Vllazninë dhe që aty çaluam deri në fund të kampionatit. Tirana në derbi ishte rreth 8 pikë larg dhe në kampionatin tonë 9 pikë tani nuk janë shumë. Dua të ndërroj vendin me Vllazninë, por lojtarët tanë me ata të Vllaznisë”.

Arbitri në derbi? “Dua ta supurtoj arbitrat gjithmonë. Derbi kishte probleme, por nuk ndikoi në rezultat. Kam parasysh kartonin e kuq të Bardhit apo penalltinë e Melos. Këto momente kapin “mat” arbitrat. Ishin gjyqtarët më të mirë të Superligës dhe kam respekt për Jorgjin dhe Metën. Siç na bëjnë ne kritika ashtu edhe neve bëjmë kritika ndaj gjyqtarëve në mënyrë që të përmirësohen akoma më shumë. Penalltia e Melos ishte njësoj si ajo e Liverpool në Angli.

Kujtoj këtu edhe penalltinë kundër që kemi marrë ndaj Kukësit që lojtari gjuajti topin e më pas u përplas me portierin dhe për këtë u vendos penallti. Bardhi dhe Batha morën kartonin e parë të verdhë të dy njësoj. Batha e mori kartonin për reagimin që bëri ndaj lojtarit tonë dhe ky rast duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kartonin e dytë të verdhë e mori për ofendim dhe jo për faullin. Nuk është aspak e hijshme për Bathën që ka luajtur me Partizanin të ofendojë stolin e Partizanit. Është e pafalshme për një lojtar si ai që të bëjë këto gjeste”.

Ferhan Hasani? “Hasani është një nga lojtarët më të mirë shqiptar në qarkullim. Unë kam një marrëdhënie miqësore dhe sa herë vjen në Tiranë takohemi dhe bëjmë çdo llojë muhabeti përfshirë edhe futbollin. Pashë edhe fotografitë dhe nuk u fsheha fare pasi isha në mes të bllokut dhe takova dy miq të mirë nga Maqedonia”.