Vetem pak ore pas largimit nga Vllaznia, Renato Malota ka gjetur ekip te ri teksa do te luaje serish ne Superligen shqiptare ndonese ka patur edhe nje mundesi per te firmosur ne Kosove.

Renato Malota u largua sot paradite nga ekipi i Vllaznisë. Mbrojtësi shtatgjatë nuk ka pritur shumë për të gjetur skuadrën e re, e cila do jetë Laçi. Burime të besueshme për Newsport.al bëjnë me dije se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm hedhja e firmës.

31 vjeçari Malota ka luajtur më parë për Partizanin, Vllazninë dhe Kukësin. Kurbinasit vijojnë të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë. Synimet për sezonin e ardhshëm janë të mëdha, e kjo duket që nga merkato.

Ne kete menyre, pas Sherrit, tashme edhe Malota pritet qe te jete pjese e Laçit, ndersa pak dite me pare edhe Gligorov ishte ne planet e kurbinasve por mbrojtesi maqedonas preferoi te firmoste ne vendin e tij per FC Shkupi.