Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLRudi Vata: Kjo ndaj Hungarisë është ndeshja vendimtare për Shqipërinë

Rudi Vata: Kjo ndaj Hungarisë është ndeshja vendimtare për Shqipërinë

Ish-kapiteni i përfaqësues shqiptare, Rudi Vata, mendon se Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç fitores në sfidën e sotme ndaj Hungarisë, sepse përndryshe do të cilësohej rrugëtim i dështuar ai që po bën në kualifikueset e Botërorit.

Në fjalët e tij për RTSH para duelit, Vata theksoi se kjo është ndeshja vendimtare për përfaqësuesen kuqezi sa i përket pretendimeve të saj.

“Mendoj se lojtarët janë ndjerë keq pas asaj humbje ndaj një kundërshtari për vendin e dytë. Në të njëjtën kohë mendoj që ekipi kombëtar ka pasur kohë për të rikuperuar dhe për t’u futur në fushë me mendimin që mund të fitojmë këtë ndeshje në këtë grup i cili po bëhet aq më interesant, sa më shumë ndeshje kalojnë.

Kjo është ndeshje vendimtare, Shqipëria është e dënuar për të marrë rezultat se në të kundërt shanset janë shumë më të dobëta”, tha Vata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments