Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, është i ftuar në studion e “Supersport”, ku bëri komentin e tij në prag të sfidës që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”. Ndër të tjera, Hafizi u shpreh:

“Ne kemi një favor që luajmë në fushën tonë, pas humbjes me Poloninë. Do të ishte shumë e vështirë, po ta kishim jashtë. Do të qe shumë e vështirë ta motivoje ekipin në Budapest. Kthehen edhe tifozët.

Gjithsesi problemi nuk është e një ndeshje, nuk është hera e parë që i ndodh Rejës, nuk e shikoj si gjë të jashtëzakonshme. Është një plus që do të luajmë në “Elbasan Arena””, deklaroi fillimisht Hafizi.

Ky i fundit ne fakt ka qene shpeshhere kritik ndaj menyres se lojes te kombetares sone apo dhe skemave e perzgjedhjeve te trajnerit Reja.