Largimi i dy basketbollisteve te reja nga Vllaznia tashme eshte realitet. Njera prej tyre, pikerisht Sara Kolombi e ka pranuar edhe ne nje interviste te shkurter te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.

Ne nje bisede me gazetaren Fabiola Caka, ajo ka dhene edhe arsyet qe e çuan ne “divorcin” me Vllaznine teksa tashme ka zgjedhur te luaje per Tiranen ne sezonin e ri. Per me shume lexoni intervisten e dhene nga basketbollistja 20 vjeçare per gazeten tone:

– Sara pershendetje. A eshte e vertete se jeni larguar nga Vllaznia?

E kam te veshtire ta pranoj dhe ta them, por lajmi i largimit tim nga Vllaznia eshte i vertete.

– Ku do ta vazhdoni karrieren tuaj?

Kete sezon sportiv vendosa te luaj dhe te kontriboj per ekipin e Tiranes.

– Ju vjen keq qe rriteni te Vllaznia dhe tani do kontribuoni ne nje skuader tjeter?

T’i kthesh shpinen ekipit ku je rritur si sportiste dhe jo vetem, por edhe si njeri nuk eshte e lehte. Ka qene nje vendim i veshtire per t’u marre nga ana ime dhe akoma nuk mund ta besoj.

Nga nje sy i jashtem mund te duket si padrejtesi kundrejt flamurit te Vllaznise por kishte ardhur koha qe te kisha eksperienca te reja ne fushen e basketbollit.

– Cilat do te jene synimet tuaja ne sezonin e ri me skuadren e re?

Synimet jane te shumta, kryesorja eshte te tregoj cilesite e mia me te mira, te jap maksimumin tim per ekipin dhe pse jo, te luftojme per njerin nga dy vendet e para.
Intervistoi: Fabiola CAKA