Rudi Vata gjate emisionit “Sport News Plus ka analizaluar edhe kategorine Superiore teksa e ka kritikur nivelin qe ajo prodhin.
“Unë e shoh si fukarallëk të them të drejtën se nuk është një kampionat që dominohet. Me kualitetet që ka mendoja se Kukësi do të jetë dominues, se ka Abazaj e Gavazaj në krahë, Shkurtajn para, Rrocën në mesfushë.
Po të jenë këto në formë të mirë do të kenë probleme të gjithë të mbrohen ndaj tyre. Me sa duket nuk janë në gjendje të mirë fizike, nuk krijojnë hapësira e shënojnë gola.
Laçi ishte i 8-ti, tani është në vendin e tretë. Me ndryshimin e trajnerit, lojtarët i kanë dhënë përgjigje. Më pëlqen se janë dy skuadra që kanë përfaqësuar veriun e Shqipërisë me dinjitet.
Më vjen mirë që të dyja janë pretendente për titull, loja për titull është e hapur, kanë kualitete. Më të mira mendoj se i ka Kukësi, por varet te forma, gjendja, menaxhimi, atmosfera. Kur Gjici ka qenë më afër skuadrës, skuadra ka qenë e karikuar.
Tani ai ka punë të dyfishtë, duhen energji, por Gjici i duhet Kukësit që të rrijë në nivelet e majës. Se me Gjicin larg në kampionatin shqiptar Kukësi mund të ketë deficite e mund t’i hahet haku se këtu hahet haku kollaj. Se këtu duhet të kesh presidentin e lidhjet e forta, nuk është kampionat fair play, është sistemi i tillë. Duhet një person që i rri skuadrave afër, Vllaznia vuan se nuk ka burrë të fortë që e menaxhon ekipin. Ata luajnë futboll mirë, tifozët shkojnë, por gjithmonë ka probleme i hahen pikë, nuk i japin penallti apo i japin kundër”.