Eshte aktivizuar ne pjesen e dyte te ndeshjes se djeshme ndaj Craiovas dhe ne fakt i dha tjeter impuls lojes se Vllaznise ne manovren sulmuese. Kjo ka bere qe edhe stafi teknik te mbese i kenaqur me paraqitjen e ketij lojtari. E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Kaina Nunes Da Silva Amarante.

Edhe ai ne fakt duket i kenaqur me kete performance dhe me kete ndeshje. Sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet mjaft i motivuar pas ndeshjes së djeshme të Vllaznisë kundër Universitatea Craiova. Ai është i bindur në suksesin e ekipit shkodran teksa shprehet se të gjithë janë të bindur për qëllimin e madh.

Në profilin e tij, shtatlarti i fazës ofensive shkruan: “Unë besoj në premtimet e tua Zoti im, ne jemi ende të vendosur për qëllimin e madh”. Kujtojmë që Vllaznia barazoi 1-1 në “Loro Boriçi, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Rumani.

Nisur edhe nga fjalet e trajnerit Josa ne konferencen e shtypit te pasndeshjes se djeshme, nuk perjashtohet mundesia qe Kaina ta nise ndeshjen e kthimit nga minuta e pare si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/