Prej nje muaji rruga e tij me Vllaznine u ndaj, por futbollisti nga Shkupi Mevlan Adili duket qarte se vazhdon te jete i dashuruar me kete skuader, ngjyrat kuq e blu dhe qytetin e Shkodres ku kaloi 2 vite e gjysem te karrieres se tij.
Pikerisht per keto arsye, ai pasditen e djeshme kishte udhetuar enkas nga Maqedonia e Veriut drejt kryeqendres se Veriut te Shqiperise per te ndjekur nga afer ndeshjen e Vllaznise ndaj Universitatea te Krajoves.
Kjo foto e Mikel Thepines “e zbulon” Adilin te vendosur ne tribunen qendrore te stadiumit “Loro Boriçi” dhe padyshim qe bashke me tifozet e Vllaznise i kane mbeshtetur kuqeblute ne kete ndeshje te rendesishme.
Ndoshta ndarja me ekipin shkodran nuk i ka lene nje shije te mire atij, por gjithsesi vazhdon te jete me mendje dhe zemer ne Shkoder. Nderkohe, nga sa mesohet, ai ka arritur akordin me nje ekip te huaj dhe shume shpejt do te behet pjese e tij.
Megjithate 2 vite e gjysem ne Shkoder padyshim qe do te mbahen mend gjate ne mendjen e Adilit dhe jo me kot, ai e ka te veshtire te shkeputet lehte prej saj./SHKODRA-SPORT.COM/