Vllaznia prej 4-5 ndeshjesh po ankohet per arbitrimin dhe si rrjedhoje ajo e ka pesuar prej saj duke humbur disa pike te cilat padyshim qe po ndikojne ne ecurine e saj.

Por nderkohe, nje nga emrat e medhenj te futbollist shkodran dhe shqiptar- ish- kapiteni i kombetares shqiptare Rudi Vata, ne nje interviste per TV Rozafa, e konsideron Vllaznine skuadren me te ndershme te futbollit tone e cila po penalizohet nga arbitrat.

“Vllaznine e shoh si skuadren me te ndershme te kampionatit shqiptar, skuader e cila punon dhe lufton maksimalisht per te marre ate qe deshiron te marre.

Jam i sigurte qe keto ankesat qe stafi dhe drejtuesit kane me arbitrat, jane te drejta, por futbolli shqiptar i tille eshte. Ky vend nuk drejtohet nga burra te ndershem, nga njerez te ndershem. Arbitrat sigurisht qe i sherbejne nje sistemi i cili eshte i manipuluar.

Dhe kur futbolli eshte pjese e nje sistemi manipulimesh dhe padyshim qe Vllaznia eshte viktime e ketij sistemi”- eshte shprehur ish- futbollisti dhe ish-trajneri i kesaj skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/