Polonia është kombëtarja e fundit që siguron biletën për në Europian, duke kompletuar kështu grupet, pas kualifikimit të Gjeorgjisë dhe Ukrainës mbrëmjen e sotme.

Fati ishte me polakët, që iu falën “ruletës ruse”, teksa koha e rregullt plus shtesat në duelin ndaj Uellsit u mbyllën me rrjetat të paprekura.

Robert Levandovski & CO u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke i shënuar të 5-ta 11-metërshat, ndërkohë që për Uellsin, Xhejms gaboi penalltinë e pestë, duke lënë jashtë Europianit kombëtaren e tij.

Vlen të theksohet fakti se Polonia, në eliminatoret e Europianit, ishte në grup me Shqipërinë dhe Çekinë, dy skuadrat e kualifikuara nga grupi. Në Europian, Polonia do të jetë në grup me Francën, Hollandën dhe Austrinë.