Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJRusi 2018/ FIFA me nismë të veçantë për myslimanët

Rusi 2018/ FIFA me nismë të veçantë për myslimanët

FIFA do t’i mundësojë një guidë të veçantë të gjithë myslimanëve, rreth 100 mijë të tillë, të cilët do të udhëtojnë në Rusi, për Botërorin e kësaj vere.

Guida do të specifikojë gjithçka, që nga vendodhjet e Xhamive, restorantet përkatëse, dhe çdo informacion për orën e lutjes.

Në total, për këtë turne janë kualifikuar plot 7 vende ku popullsia e tyre përbëhet kryesisht nga myslimanët, të cilat janë: Arabia Saudite, Egjipti, Maroku, Irani, Tunisia, Senegali dhe Nigeria.

Arabia Saudite do ta startojë Botërorin me ndeshjen kundër Rusisë, sfidë që do të luhet në stadiumin e Luzhniki, në Moskë, më 14 Qershor, ditë që përkon edhe me fundin e muajit të Ramazanit.

Sekretarja e përgjithshme në FIFA, Fatma Samoura, me origjinë nga Senegali, tha për mediat Arabe se qëllimi i Organizatës është që t’i kriojë kushte sa më komode të gjithë myslimanëve.

“Besimi është pjesë e jetës sime, dhe të gjithë që më njohin, e dinë që unë jam Myslimane dhe që jetoj si e tillë.

Botërori këtë vit do të ketë shumë lojtarë mysliman dhe shumica e tifozëve do të jenë me agjërim me muajin e Ramazanit, i cili përfundon, pak para ndeshjes hapëse të këtij eventi.

Ne në FIFA duam të sigurojmë të gjithë myslimanët, lojtarët, stafin, dhe tifozët që të kenë të gjithë informacionin e saktë për çdo gjë që të dëshirojnë.”- përfundoi Samoura. /EDS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments