Ndodh edhe kjo, shkarkimi më i shpejtë në histori. Klubi kanadez Montreal shkarkoi trajnerin e skuadrës së rezervave pas vetëm 15 orësh.
Pas njoftimit për marrjen në punë të trajnerit italo-kanadez Sandro Grande, profili i klubit ishte bombarduar me komente negative për trajnerin e sapo punësuar. U shkarkua për shkak të komenteve të tij të bëra në vitin 2012 në rrjetet sociale.
Komentet nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit, të cilët e kanë parë të arsyeshme largimin e Sandro Grande. Në atë kohë, pas një sulmi me armë, trajneri kishte vënë në shënjestër qeverinë e Quebec-ut pasi sulmuesi nuk arriti të qëllonte kryeministrin, por plagosi disa persona.
“I vetmi gabim që bëri gjuajtësi ishte humbja e objektivit. Do të jetë për herën tjetër! Shpresoj!”. Komenti i gabuar, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh, i kushtoi trajnerit punën.