Vllaznia e femrave ka mbyllur vitin e saj me te suksesshem qe u shoqerua me titullin kampion te rradhes, i 9-ti per te dhe po ashtu edhe me fitimin e Kupes se 9-te, nderkohe qe arritja me e madhe padyshim ka qene kualifikimi ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.

Pikerisht per te gjitha keto arritje, gazeta “Shkodra Sport” jo me kot e ka vleresuar presidentin e ketij ekipi Lazer Matija si nje nga “10 personazhet me te mire te vitit 2022” ne ceremonine e zhvilluar ne ditet e fundit te vitit qe shkoi, çmim qe iu dorezua nga nenkryetari i Bashkise Ardit Qylybyli.

Matija nderkohe ne nje interviste te dhene sot per gazeten tone, eshte ndalur gjate tek analiza e vitit qe lame pas dhe padyshim edhe tek eksperienca e jashtezakonshme ne Champions League. Por njekohesisht ka folur edhe per vitin ne te cilin kemi hyre, ku padyshim qe Vllaznia ka synime edhe me shume ambicioze.

“Kemi lene pas nje vit shume te suksesshem dhe do te nisim nje tjeter ku padyshim qe do te tentojme te tjera arritje. Duke filluar nga kampionati. Siç e dini ky eshte viti i 10-te jubilar i krijimit te ekipit tone dhe si rrjedhoje do te kerkoje ta shoqerojme kete jubile me fitimin e titullit te 10-te kampion rradhazi.

Kjo do te ishte diçka fantastike sepse do te vendosnim edhe yllin e arte ne fanelle, çka eshte nje arritje e jashtezakonshme per kete ekip. Jemi shume prane, por nuk duhet te nenvleresojme asgje sepse duam ta shijojme festen ne fundin e sezonit. Pasi ta kemi siguruar titullin, do te fillojme te mendojme per aventuren europiane ku sigurisht qe do te kerkojme te perserisimin suksesin e vitit te kaluar”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise se femrave Lazer Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: