Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESa do të fitojë Igor Tudor nga Juventusi pas shkarkimit të tij?

Sa do të fitojë Igor Tudor nga Juventusi pas shkarkimit të tij?

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Kroati u shkarkua pas humbjes 1-0 ndaj Lazio në Serie A, e cila thelloi krizën e klubit torinez.

Lojtarët e Juventusit nuk kanë fituar që nga 13 shtatori, kur mundën Interin 4-3 në Derby d’Italia, dhe pas kësaj ndjekën një seri humbjesh dhe barazimesh në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Drejtuesit vendosën të ndërhyjnë për të shpëtuar sezonin para se të ishte vonë.

Vendimi për shkarkimin e Tudorit krijon një situatë të komplikuar financiarisht për klubin, i cili do të ketë deri në tre trajnerë në listën e pagave në të njëjtën kohë: trajnerin e ri, Tudor dhe paraardhësin e tij Thiago Motta, me kontrata të vlefshme deri në qershor 2027.

Kostoja e shkarkimit të Mottas është tashmë e llogaritur: mbi 16.3 milionë euro janë rezervuar për pagat e tij dhe stafit deri në fund të kontratës, përveç nëse gjen një punë tjetër.

Një skenar i ngjashëm pritet për Tudorin. Sipas informacioneve, paga e tij ishte rreth 3 milionë euro neto në vit (5.55 milionë bruto), duke e bërë koston totale për Juventusin mbi 11 milionë euro bruto deri në fund të kontratës, pa llogaritur shpenzimet për stafin e tij.

Në këtë shifër duhet shtuar edhe paga e trajnerit të ri. Nëse mbërrin Luciano Spalletti, pritet që kompensimi i tij të jetë një nga më të lartat në Serie A, duke rritur presionin financiar mbi klubin torinez, raporton media italiane. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments