Nëse ka një skuadër që në dy vitet e fundit i ka hapur më shumë punë se kushdo Vllaznisë është pikërisht Egnatia e Rrogozhinës.

Edhe dje kuqeblutë i shpëtuan humbjes vetëm në fund, ndërsa në tri ndeshjet e vlefshme për kampionatin këtë sezon, nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë. Në fazën e parë Egnatia triumfoi 3-0, ndërsa në dytën 0-1 në Shkodër.

Në fazën e tretë në Rrogozhinë takimi përfundoi 0-0 dhe tashmë të dielën në “Loro Boriçi” do të luhet sfida e fazës së katërt. Në nëntë ndeshjet e fundit mes tyre, Vllaznia ka fituar vetëm 1 herë.

Shifra aspak te kendshme, por nese shkodranet ia dalin te marrin rezultatet e duhura ne dy perballjet e fundit te ketij sezoni, atehere bilanci ne mes ketyre dy skuadrave do te marre rrjedhe tjeter.