Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr ka lëvizur për të ribashkuar sulmuesin Cristiano Ronaldo me ish-trajnerin e tij të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Al Nassr duhet të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Rudi Garcia në fillim të këtij muaji.Dhe ata thuhet se shpejt kanë lëvizur për ish-trajnerin e Real Madridit, Zidane, duke i ofruar një pagë shumë të lartë.

Sipas mediumit Foot Mercato, Al Nassr i ka ofruar Zidanes një kontratë dyvjeçare me vlerë 75 milionë euro në vit apo 150 milionë euro për dy vite.Megjithatë, për momentin, Zidane thuhet se i ka rezistuar propozimit nga klubi suadit.

Francezi është gjithashtu në bisedime me Paris Saint-Germain pasi njoftoi synimin e tij për t’u rikthyer në menaxhim sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/