FSHF kishte dërguar Eldorian Hamitin në Shkodër për të gjykuar ndeshjen Vllaznia-Laçi. Kryesori me stemën e FIFA-s e menaxhoi mirë takimin, edhe pse në fund kuqeblutë pretenduan për një penallti.

70’ Guindo godet drejt portës, por Bulatoviç topin devijon me dorën e hapur. Hamiti akordon penallti për Laçin dhe karton të kuq për mbrojtësin e Vllaznisë, por më pas i heq ndëshkimin maksimal malazezit, duke i dhënë vetëm të verdhë. 11-metërshi ishte i drejtë.

101’ Pas një harkimi nga e djathta, Roganoviç e prek topin me dorë në zonë, ndërsa më pas Balaj gjuan ngjitur me shtyllën. Vllaznia kërkon penallti, por pasi Hamiti konsultohet me VAR, vazhdon lojën. Dora ishte në pozicion natyral dhe jo në ekstremet e një penalltie.

Te pakten keshtu ishte pretendimi i arbitrit dhe i sistemit VAR, megjithate edhe pamjet qe u serviren nuk ishin shume te qarta per kete moment.