U perpoq mjaft edhe ndaj Laçit por serish nuk ia doli te shenonte. Haris Dilaver per te 10 ndeshje rradhazi nuk ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe keto shifra kane bere qe disa prej specialisteve por edhe shume tifoze te shprehen se tashme ka ardhur koha qe ai te perfundoje ne stol.

Per me teper qe tani Vllaznia ndryshe nga nentori apo dhjetori, tashme ka edhe sulmues te tjere ne dispozicion sepse gjate merkatos se janarit kane ardhur edhe Albion Avdijaj dhe Salim Cisse.

Megjithate stafi teknik duket se vazhdon t’i besoje verberisht sulmuesit boshnjak dhe me shume mundesi ai do te jete ne fushe edhe ne ndeshjen e se shtunes ndaj Apolonise.

Mbase trajneri Brdariç ka menduar qe te vendose edhe nje sulmues tjeter perkrah tij ashtu siç pat bere me Dungen dhe qe ne fakt, skema me dy sulmues pati funksionuar.

Edhe vete Dilaver eshte i merzitur nga nje situate e tille prej 10 ndeshjesh pa gol, megjithate po ben maksimumin ne stervitje me shprese qe ta rigjeje sa me shpejt golin. Ndoshta qe te shtunen…/SHKODRA-SPORT.COM/