Arrigo Sacchi ka akuzuar Paris Saint-Germain se është “një skuadër e vogël dhe një grup individualistësh”. Gjithashtu, ish-trajneri i Italisë ka thënë edhe se: “Idetë nuk mund të blihen”.

PSG është eliminuar në 1/8-at e Champions League pasi është mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-2 nga Real Madrid dhe Sacchi nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjigantëve të futbollit francez.

“Real është përballur me një skuadër shumë të dobët”, ka thënë Sacchi, i cili ka fituar dy ish-Kupa të Kampionëve radhazi në drejtim të Milan në vitet 1989-të dhe 1990-të dhe konsiderohet si një nga trajnerët që ka revolucionarizuar lojën e futbollit.

“PSG është një grup individualistësh dhe kjo bëri diferencën. Idetë nuk mund të blihen. Mendoja se do të shihnim një Paris që do të luftonte me thikë në dhëmbë, por shikuam një Real që luajti me cigare në gojë”. /telesport/