Vendi i fundit në renditje, probleme të mëdha financiare e situatë që duket se nuk gjen zgjidhje. Ky është Flamurtari aktual, i cili po lufton për të mbijetuar në Superiore mes pasigurisë.
Por për trajnerin Sadedini, ekipi duhet të vërë shpirtin në fushë në çdo takim, ndërsa pret që edhe sportdashësit të kthehen në tribuna për t’i mbështetur, pasi klubi i përket qytetit.
Duke folur ne prag te ndeshjes se neserme me Vllaznine, trajneri Sadedini eshte shprehur se objektivi edhe ne kete takim per ekipin e tij eshte vetem fitorja.
“Ekipit në stërvitjet e fundit i kam kërkuar mbi të gjitha që të vërë shpirtin e zemrën, ashtu si karakterin se janë disa ndeshje që luhen me shpirt e karakter. Plus anën teknike e taktike që kemi folur. Në futbolli faktikisht edhe më i dobëti, i fundit, mendon të marrë tre pikëshin në ndeshje.
Dëmtime nuk kemi, vetëm greku Sarris, por shpresojmë të rikuperohet, në përgjithësi lojtarët janë në gjendje të mirë.
Unë i jam mirënjohës sportdashësve për mbështetjen e tyre, shpresoj që nesër sportdashësit të mbështetin ekipin se është mbi të gjitha, mbi trajnerin e lojtarët, është i Vlorës. Shpresoj që sportdashësit të jenë të plotë për ekipin”, tha ai para gazetarëve. /vipsport/