Kategoria e Parë ka kthyer vëmendjen te java e 10-të e saj, teksa skuadrat kanë nisur përgatitjet për sfidat e radhës. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë në të njëjtin orar. Të shtunën 12 ekipet do të zbresin në fushë në orën 13:30.
Ndeshje mjaft interesante janë në program. Tomori do të presë Burrelin, ndërsa Besa do të udhëtojë në Ballsh për të sfiduar Bylisin. Do të përplasen “kokë më kokë” mes tyre edhe Kastrioti – Apolonia, Vora dhe Lushnja.
Korabi – Flamurtari është takimi tjetër që merr vëmendjen e tifozëvë, me ekipet që synojnë një vend në “Play –Off”. Sfida e fundit po jo nga rëndësia është edhe dueli mes Luzit dhe Elbasanit.
Ndeshjet e javës së 10-të:
Tomori – Burreli
Bylis – Besa
Kastrioti – Apolonia
Vora – Lushnja
Korabi – Flamurtari
Luzi – Elbasani