Armando Sadiku është kthyer këtë javë te goli me skuadrën e Malagas, por nuk ka mundur të ndihmojë ekipin të merrte më shumë se një pikë në barazimin 3-3 ndaj Elçe të skuadrës së tij që për momentin po lufton për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

Pas ndeshjes ku ai gjeti rrjetën me një penallti, Sadiku u paraqit para mediave duke dhënë komentet si për paraqitjen e tij, ashtu edhe të skuadrës.

“Nuk jemi dorëzuar, luftuam deri në fund. Luajtëm një futboll të bukur edhe falë tifozëve që na kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes, kemi treguar një karakter burrëror, barazuam dhe kërkuam të shihnim para.

Mbështetësit tanë janë spektakolarë, emocionohem shumë prej tyre se na mbështetin gjithmonë. Ne na duhet të fitojmë ndeshje dhe pastaj stadiumi do ët jetë më i mbushur në të ardhmen.

Nuk kemi pasur fat. Gjëja e mirë është që shënuam tre gola sot, shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen e radhës. Goli im? Nëse vjen me penallti apo në mënyrë tjetër, nuk ka rëndësi, goli është gol dhe shërben për të ndihmuar ekipin. Duhet që të vazhdoj kështu.

Vij nga një dëmtim, kam dëshirë që të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola, por kemi pasur fat të keq. Elçe na erdhi një herë në portë e na shënoi, të dytin na e realizuan me një top të humbur. Presim ndeshjen tjetër me shpresën që të fitojmë”, tha Sadiku. /vipsport/