Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është shprehur për Supersport se është i kënaqur që kanë fituar titullin e Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës.

“Jam i kënaqur, por ne ishim futur në kampionat për ta fituar, por faktori fushë na ka penalizuar shumë. Me marrjen e Kupës, është i justufikuar festimi. Urime titulli i Kupës, ne jemi të kënaqur. Gjoka ka patur kontratë këto 2 objektiva, i ka realizuar, Gjoka do vazhdojë në Kupat e Europës dhe uroj të ecim sa më lartë.

Po gëzohemi me Kupën, por së bashku me trajnerin, por besoj se shumë lojtarë do të jenë pjesë e grupit. Jemi në bisedime me Reginaldon, por besoj se ai do rrijë tek Kukësi, kështu që i ngelet atij për më tej. Unë them se 90% e grupit do të qendrojë.

Ne, gjithmonë kemi thënë që Tirana nuk duhet të bjerë nga Kategoria dhe nuk më ka shkuar në mendje të luftojë Tiranën. Unë nuk do merrem me trajnerët, por disa nxitohen shumë. Unë kam qenë i akuzuar për ta mbrojtur Tiranën, jo për të luftuar. Kurrë nuk e kam menduar që të jem dashakeqës i Tiranës. Tani vazndon një kampionat shumë i vështirë si Kupat e Europës.

Unë besoj që do kemi objektiv për të hyrë në grupet, por do të shohim edhe kalendarin. Do marrim 3-4 lojtarë për të shkuar sa më larg në Europë. Varet edhe nga fati, nga kalendari. Në mbrojtje kemi probleme, por do kompletojmë mbrojtjen shumë shpejtë.

Do i marrim ndeshjet me radhë dhe nuk duhet të kalojmë në delirë. Do shikojmë merkaton, na duhen disa lojtarë. Nëse do e kompletojmë ekipin, do ecim lart dhe objektivi do jetë kualifikimi në grupet e Europa League”, është shprehur Safet Gjici.