Kërcënimi i arbitrave të ndeshjes bëri që ndeshja mes Kastriotit dhe Bylis të mos luhet. FSHF bëri të ditur se gjyqtarët tashmë refuzojnë të arbitrojnë takimet e krutanëve, pasi siç shkruhet, gjyqtarët janë detyruar të anulojnë një gol të Laçit në sfidën ndaj Kastriotit (Javën e kaluar). Ish-lojtari i njohur, Saimir Patushi është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në televizionin “News 24”.

“Unë besoj se nëse do veprohet siç duhet dhe me dorë të fortë, do prishet gara. Sipas asaj që kemi lexuar në rregullore, Nëse Kastriotit i hiqen pikët, pjesa tjetër që do luajë me krutanët është dëmi i ekipeve që kanë luajtur. Vlen të përmendim Laçin, atyre u lind e drejta për rekurs. Ka organe që do merren. Federata nuk duhet të falë asnjë” – Tha ai.

Patushi shtoi: “Nëse Ligji do bëhej, gjërat do ishin ndryshe. Ne do të ishim në një linjë me futbollin europian”.

Ish-futbollisti foli edhe për rivalitetin e kreut, teksa beson se Partizani dhe Vllaznia kanë ekipin më të mirë se kampionët në fuqi të Tiranës.

“Partizani dhe Vllaznia kanë ekip më të mirë se Tirana.

Sot futbollistët kanë avantazh marketingun, më përpara nuk ka qenë ky marketing dhe kjo mundësi”, u shpreh Patushi.