Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESalah vendos rekordin e radhës në Champions

Salah vendos rekordin e radhës në Champions

Mohamed Salah është një golashënues i lindur dhe vitet e fundit me fanellën e Liverpool, ka bërë ndeshje të shkëlqyera. Ylli egjiptian shënoi dy gola dhe në sfidën e mbrëmshme në Champions League, përballë Salzburg.

Salah shënoi golin e tretë dhe të katërt në fitoren 4-3 përballë austriakëve, në një sfidë me shumë emocione. Kjo dopietë e ngjiti egjiptianin në kuotën e 20 golave, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë afrikan në Champions League.

Para tij, qëndrojë dy legjenda të futbollit, Samuel Eto’o (30 gola) dhe Didier Drogba (44 gola). Sezonin e shkuar, Salah fitoi Champions League me Liverpoolin, prandaj shihen dhe këtë sezon si një nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më elitar për klube.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments