Elseid Hysaj dhe Napoli pret vetëm zyrtarizimin për t’i ndarë. Shqiptari po kalon një situatë të ngjashme të cilën Ikardi e kaloi tek Interi.

“Hysaj si Ikardi, nëse Napoli do të ishte Inter”, shkruhet në mediat napolitane. Për ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampionëve, Hysaj fillimisht ishte në listë për të qenë në këtë transfertë, por shqiptari kërkoi të mos udhëtojë.

Çelsi dhe Atletiko Madrid po dalin sërish në skenë për të ardhmen e tij në janar.