Malkom erdhi në Barcelonë mes polemikash dhe për më tepër me bujë mjaft të madhe, por nuk preferohet më në “Camp Nou”. Sulmuesi brazilian shkaktoj shumë “përplasje” mes Barçës dhe Romës, kur në momentet e fundit të transferimit në Romë, vendosi të hidhte firmën për katalanasit.

I cilësuar si Daglas Kosta i ri, Malkom nuk ka dhënë atë që pritej prej ti dhe Barcelona po dëgjon oferta që në merkaton e dimrit. 296 minuta kanë qenë minutat që ai është parë në fushë për ekipin e Ernesto Valverde.

Lojtari u ble për 40 milionë euro nga Bordo, por Barça duket se do të bëjë Pazar më “leverdi” në Kinë, pikërisht atje ku lojtari kërkohet. Ofertat për mesfushorin brazilian shkojnë deri në 65 milionë euro.

Shumë pak zgjati kjo aventurë për një lojtar që pretendohej të bënte bujë në “Camp Nou”, tashmë “ylli” është drejt shuarjes.