Veleçiku ka arritur te marre nje fitore shume te rendesishme ne javen e 13-te te kampionatit teksa ka mundur 1-0 Ilirine brenda ne Fushe- Krujes. Nje trepikesh ky me shume vlere per koplikasit qe vazhdojne te shpresojne per peseshen e pare.

Ka mjaftuar një gol i Donat Tomës në minutën e 13-të skuadrës nga Kopliku për të marrë 3 pikë me shumë vlerë. Skuadra vendase ka tentuar në disa raste që të ndryshojë rezultat por nuk ia ka mundur që të gjej rrugën e rrjetës.

Iliria nuk arrin të gjejë vazhdimësinë, duke shënuar humbjen e tretë në 4 takimet e fundit dhe me 15 pikë mbetet në vendin e tetë. Skuadra nga Fushë-Kruja duhet të reagojë nëse nuk do që të rrezikojë seriozisht rënien, edhe pse është ende herët. Duhet të veçohet se u luaj në një terren skandaloz dhe mjaft të rënduar.

Nga ana tjeter, me fitoren e sotme Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe mban aktualisht vendin e peste ne renditje, me pike te barabarte me Beselidhjen.

Te dy keto skuadra javen e ardhshme kane perballje te veshtira sepse do te luajne me dy skuadrat e kreut, Veleçiku me Vllaznine dhe Beselidhja me Erzenit dhe shpresat jane per te marre pike dhe per te ruajtur pozicionin aktual ne renditje.