Sukseset e karateistes lezhjane Mikela Skandaj ne Itali kane marre vemendjen edhe te drejtuesve te Bashkise se ketij qyteti, te cilet duke shfrytezuar pranine e sa ne kete qytet per arsye te pushimeve, i kane organizuar nje pritje te veçante.

Ka qene vete kryebashkiaku Pjerin Ndreu qe e ka pritur ne zyren e tij kampionen e vogel dhe madje i ka dorezuar asaj edhe një “Çertifikate Mirenjohje” per sukseset e arritura ne karrieren e deritanishme te saj.

Mikela Skandaj eshte nga Baqëli i Lezhës dhe jeton në Verona të Italisë bashkë me familjen. Ajo sot është kampionia e Italisë në karate për moshat 12 vjeç, duke qënë një shembull frymëzues dhe modeli I integrimit të shqiptarëve në shtetin fqinj.

Në një takim në zyren e Bashkisë Lezhë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu u shpreh se kam nderin të pres dhe ta vlerësoj me “Certifikatë Mirënjohje” kampionen në karate Mikela Skandaj për të gjithë kontributin, që jep duke rrezatuar sukses dhe ngritur lart emrin e saj, lezhjanëve dhe gjithë shqiptarëve!

Padyshim qe pritja e bere dhe Çertifikata e dorezuar nga kryebashkiaku, e kane bere te ndjehet mire Mikelen dhe njekohesisht te motivohet edhe me shume per suksese te tjera ne te ardhmen sepse e ka kuptuar se me keto suksese ajo ka bere krenare edhe gjithe lezhjanet dhe shqiptaret.
Gjergj KOLA