Prej vitesh Besa e Kavajës e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. Ekipi kavajas nuk është më ajo skuadër që prodhon talente dhe prej tetë vitesh është pjesë e Kategorisë së Parë mes problemeve administrative dhe financiare.

Por nese Besa si skuader ka arritur te mbijetoje ne kategorine e pare dhe te qendroje me shpresa per ngjitjen ne Superlige, krejt ndryshe eshte situata me stadiumin e ketij qyteti qe eshte degraduar teresisht.

Mjafton te shikoni pamjet e meposhtme dhe do te kuptoni qarte se ne çfare gjendje ka shkuar situata ne kete stadium dhe per me teper, askush nuk kujdeset per te dhe rikthimin ne normalitet.

Në video shihen sesi shtyllat e ndriçimit janë bërë relike të vjetra, pa harruar edhe fushën që është në gjëndje të mjerueshme. Vendin e tyre e kanë zënë ferrat. Për futboll nuk bëhet fjalë. Duhet thënë se prej disa vitesh Besa i zhvillon ndeshjet në Luz të Kavajës.

E habitshme edhe se si Federata Shqiptare e Futbollit e ka lene pas dore kete impiant sportiv duke e braktisur plotesisht ndonese Kavaja ka nje histori e tradite ne futboll dhe po investon ne qytete te tjera pa asnje tradite.