Gourav Mukhi është goditur me një pezullim 6-mujorë muaj pasi ka gënjyer për moshën e tij. Emri i tij ishte në librin e rekordeve të Federatës Indiane të Futbollit si golashënuesi më i ri i historisë.

Por tani është zbuluar se ai nuk është aq sa pretendonte, 16 vjeç, por në fakt 28 vjeç. Sulmuesi i Jamshedpur Gourav Mukhi është pezulluar për falsifikim moshe pasi pretendoi se ishte 16 vjeç.

Mukhi ishte në faqet e para të gazetave pasi u bë lojtari më i ri që shënonte në Super League indiane, por tashmë është sqaruar gjithçka.

Në tetor, ai festoi golin ndaj Bengaluru FC dhe u deklarua lojtari më i ri që gjen rrjetën, por tani është zbuluar se ai kishte falsifikuar moshën e tij dhe në fakt është 28 vjeç.Tani e pret një pezullim 6-mujor.