HomeSHKODRANET NEPER BOTESalihi 30 minuta në fushë ndaj japonezë të Vegalta por... s'ka gol

Salihi 30 minuta në fushë ndaj japonezë të Vegalta por… s’ka gol

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka luajtur sot ndeshjen e dytë të tij në Ligën e Kampioneve të Azisë me ekipin Jiangsu Sainty. Përballë këtë herë ka qenë ekipi japonez Vegalta Sendai dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 0-0. Shkodrani është aktivizuar nga ana e trajnerit të skuadrës së tij në minutën e 60-të të ndeshjes me shpresë se ai do bënte diçka për t’i dhënë fitoren ekipit të tij por nuk ia ka dalë dot. Jiangsu kësisoj nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion teksa edhe ndeshjen e parë e kishte humbur ndaj Seulit me rezultatin e thellë 1-5. Në atë ndeshje, golin e vetëm për kinezët e pat shënuar pikërisht Salihi. Pas atij goli, ai shënoi edhe në Superkupën e Kinës dhe më pas edhe në ndeshjen e parë të kampionatit kinez duke pasë një mesatare shumë të kënaqshme prej 3 golash në 3 ndeshje. Megjithatë sot “e ka bërë pushim”. Ndoshta edhe ngaqë nuk e ka nisur ndeshjen si titullar nga minuta e parë. Mesa duket, trajneri kishte menduar ta linte pak pushim duke pasë parasysh edhe faktin se ai i është bashkuar disi me vonesë ekipit në stërvitje.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments