Pas dyshes shkodrane, Hamdi Salihi dhe Gilman Lika, e cila për momentin është e lirë, janë vënë në garë skuadrat kryesore të Superligës se cila prejt tyre mund t’i bëjë “pronë” të tyre. Por me shumë gjasa të dy këta lojtarë të Kombëtares shqiptare do të vazhdojnë karrierën jashtë vendit tonë. Sulmuesi Hamdi Salihi e ka deklaruar edhe këto ditët e fundit se synimi i tij është për të vazhduar të luajë në një kampionat të huaj, pavarësisht dëshirave të presidentëve të klubeve shqiptare, por të njëjtën gjë ka lënë të kuptohet edhe mesfushori Gilman Lika. Të dy këta futbollistë janë tepër të rezervuar në prononcimet e tyre, ndonëse në shtypin e shkruar janë shkruajtur dhe përfolur shumë e shumë teori të ndryshme, duke i çuar herë të njëra skuadër e herë te tjera. Salihi ka udhëtuar sot drejt Austrisë, ku edhe ka luajtur më parë, me pretendimin për të vazhduar pushimet me familjen e tij, por nuk përjashtohet mundësia që ai ta shfrytëzojë këtë moment për të shtuar kontaktet me klubi të ndryshme të këtij vendi. Mësohet, gjithnjë nga burime të rezervuara se Austria mbetet një nga pistat kryesore të numrit 14-të të Kombëtares shqiptare për të vazhduar më tej karrierën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gilman Likën, por jo në Austri. Menaxherë të ndryshëm janë vënë në lëvizje për t’i gjetur “strehë” sa më parë edhe mengjërashit të kuqezinjëve tanë. Sigurisht, që kanë mbërritur ofertat e para në adresë të tij dhe atop o studiohen me kujdes. Përtej dëshirës së klubeve shqiptare për të patur në radhët e tyre Gilman Likën dhe Hamdi Salihin, këta të dy po synojnë Europën dhe me shumë gjasa kjo dëshirë dhe objektiv i tyre do të realizohet.
Mejdan ZHIVANI