HomeSHKODRANET NEPER BOTESalihi shënon edhe dy gola të tjerë. Shkon në kuotën tetë në...

Salihi shënon edhe dy gola të tjerë. Shkon në kuotën tetë në Austri

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk njeh limite dhe shënon sërish një dygolësh. Ai ka shënuar sërish për ekipin e tij Wiender Neustadt duke e ndihmuar atë që të arrijë fitoren e rradhës në kampionat me rezulatin 2-0. 33 vjeçari ka shënuar të dy golat në këtë ndeshje, madje e ka bërë një gjë të tillë që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liefering.

Bomberi shkodran ka shënuar në mënutën e 10-të, duke përfituar nga një pasim i gabuar i ekipit kundërshtar dhe më pas në të 23-ën, nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë dopietë, ai ka shkuar në kuotën e 8 golave, në 9 javë të kampionatit, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Një tregues ky se ky sulmues nuk e harron kollaj të shënuarit në portat kundërshtare. Me lojën dhe golat e tij, ai është duke ndihmuar ekipin që përfaqëson për të kryesuar renditjen e kategorisë së parë austrika duke shkuar të sigurtë drejt ngjitjes në Superligë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments