Vllaznia vërtetë sot nuk ka arritur të kualifikohet, por nëse ka ndonjë gjë të mirë brenda lojës së saj në këtë takim ka qenë padyshim debutimi i mbrojtësit Samet Ruqi. Cungu më parë por edhe Gjoka deri më tani nuk ta kenë parë disi me skepticizëm aktivizimin e këtij futbollisti që tek ekipi B ka spikatur prej dy sezonesh por sot ai tregoi se mund të luajë edhe me ekipin e parë. Ka treguar siguri dhe maturi në të gjithë veprimet e tij.

Dhe të mos harrojmë se duke luajtur si mbrojtës i majtë, çka nuk është pozicioni i tij i zakonshëm, ai u përball me Dokën, lojtarin që konsiderohet me shumë të ardhme dhe që Tirana pretendon ta shesë në shifra të mëdha. Ruqi nuk shfaqi asgjë poshtë nivelit të tij. Një tregues ky si për të thënë se Vllaznia mund ta përdorë këtë lojtar jo vetëm si alternativë kur mungojnë mbrojtësit e tjerë por edhe të shtojë konkurrencën me ata që e kanë menduar veten titullarë deri më tani.

© shkodrasport.com