Pervoja ne trajnim nganjehere nuk mjafton per te parashikuar sakte ne nje ndeshje futbolli. Keshtu mund te etiketohet ajo se çfare rezulton ne parashikimet e rezultateve te ndeshjeve te javes se fundit ne Kategorine Superiore.
Ndonese Shkelqim Muça ka nje pervoje me te madhe ne trajnim, ai nga 5 parashikimet e ndeshjeve te javes se 12-te ka gjetur vetem 2 prej tyre, fitoret e Tiranes dhe Skenderbeut.
Nderkohe Samuel Nikaj ka qene shume me i sakte ne parashikimet e tij. Nga 5 ndeshjet, ai ka gjetur 4 dhe ka gabuar vetem ne Skenderbeu- Egnatia qe e kishte menduar barazim.
Megjithate ai ka “fituar” 4-2 ndaj Shkelqim Muçes. Te shohim si i kane parashikuar ato keto ndeshje:
PARASHIKIMET E SHKELQIM MUÇËS:
Tirana- Kastrioti, fiton Tirana (i sakte, ka fituar Tirana 3-0)
Dinamo- Teuta, barazim (jo i sakte, ka fituar Teuta 1-0)
Skenderbeu- Egnatia, fiton Skenderbeu (i sakte, ka fituar Skenderbeu 2-0)
Vllaznia- Partizani, barazim (jo i sakte, ka fituar Vllaznia 1-0)
Kukesi- Laçi, barazim (jo i sakte, ka fituar Laçi 2-1)
PARASHIKIMET E SAMUEL NIKAJT:
Tirana- Kastrioti, fiton Tirana (i sakte, ka fituar Tirana 3-0)
Dinamo- Teuta, fiton Teuta (i sakte, ka fituar Teuta 1-0)
Skenderbeu- Egnatia, barazim (jo i sakte, ka fituar Skenderbeu 2-0)
Vllaznia- Partizani, fiton Vllaznia (i sakte, ka fituar Vllaznia 1-0)
Kukesi- Laçi, fiton Laçi (i sakte, ka fituar Laçi 2-1)