Diego Longo u shfaq i nervozuar pas humbjes 2-1 kundër Laçit. Trajneri i Kukësit e kishte me arbitrin Kridens Meta që anuloi një gol të verilindorëve.

Sipas tij, ndeshja ka përfunduar 2-2 pavarësisht dëshirës së gjyqtarit për t’u mohuar një gol të rregullt. Ai nuk përmbahet duke kritikuar dhe ata që ishin prezentë në panel. Për Supersport, “timonieri” i verilindorëve deklaroi:

“Jam i mërzitur dhe i zhgënjyer. Duhet të mësojmë nga kjo situatë. Nëse s’mësojmë nga kjo humbje jemi budallenj. Duhet të mbajmë përgjegjësi dhe të marrim një leksion.

Goli i anuluar? Para se ta shihja ishte gol i rregullt. Dua të di se kush është ai në studio që është i drejtë vendimi i gjyqtarit Kridens Meta. Ky është gol, nuk ka asnjë diskutim. Unë s’jam këtu për të diskutuar CV-të e atyre që janë në studio.

Limitet e Kukësit? Është e vështirë për mua të përgjigjem në këtë moment. Deri pak orë më parë po më sulmonit të gjithë, ndërsa tani po flasin sërish për mua sepse them ky është limiti i Kukësit. Për mua ndeshja ka përfunduar 2-2 dhe nëse shënonim do të ishte 3-2.

Për penalltinë s’kam koment. Gaboi. Nëse duhet të gjendet një përgjegjës në këtë ndeshje, ai jam unë. Janë 5 muaj që flasin për mbrojtjen tonë. Unë s’kam asgjë as me ata që sulmojnë.

Goli i pësuar? Është gabim foshnjërak, jo i mbrojtësit. Nuk kishim siguri të gabuar. Ishte qasja e gabuar e gjithë lojtarëve”, përfundoi ai./newsport/