Kishte qendruar 19 jave pa humbje dhe ne te 20-te ka pesuar te paren, por eshte nje humbje qe “djeg” shume per Vushtrrine, skuadren kosovare qe drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.

Ne ndeshjen shume percaktuese ndaj ekipit te Ferizajt, luajtur ne fushen e ketij te fundit, Vushtrria eshte mundur 1-0 dhe pas kesaj disfate ajo e sheh veten plot 4 pike larg kryesuese se kampionatit, duke e bere tashme shume te veshtire çeshtjen e te ngjiturit direkt ne Superlige.

Ndeshja e sotme ka qene shume e luftuar dhe ajo eshte zgjidhur nga nje 11-metersh i kthyer ne gol nga futbollisti Enis Sefa ne minuten e 33-te. Me vone arbitri, ne pjesen e dyte te ndeshjes ka akorduar nje 11-metersh per ekipin e Vushtrrise.

Ate e ka marre persiper per ta ekzekutuar lojtari me i mire i ketij ekipi, veterani Labinot Osmani por fati nuk ka qene me te dhe topi ka goditur shtyllen dhe ka perfunduar jashte. Osmani ka patur edhe dy mundesi te tjera shenimi por pa rezultat.

Ferizaj ka fituar 1-0 dhe e sheh veten shume afer ngjitjes direkte ne Superlige, ndersa Vushtrria si skuadra e vendit te dyte do ta tentoje kete gje permes “barazhit”./SHKODRA-SPORT.COM/