Vllaznia fiton 100-vjetorin e themelimit si klub. Shkodranët janë një nga klubet e para që janë krijuar në vendin tonë. Po si rrallëherë, ky përvjetor e gjenë Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe larg asaj skuadra të madhe që të gjithë jemi mësuar të shikojmë.

Në Shkodër, por jo vetëm mendojnë që janë ata ”profesorët” në futbollit shqiptar. Me anë të një postim në faqen e tij në Instagram, shkodrani Samuel Nikaj që aktualisht drejton Vushtrrinë në Kosovë, ka postuar një foto që vë në rresht Skënderbeun, Partizanin, Tiranën, Kukësin që qendrojnë përballë ”profesorit “Vllazni”.

Nje gjetje shume origjinale e ketij trajneri i cili ndonese prej vitesh nuk eshte duke punuar me prane Vllaznise, serish ndjehet krenar qe ka qene pjese e ketij klubi ne vite si sportist dhe si trajner.